Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka përkujtuar martirët Shaban Gashi, Bahri Gollopeni dhe Mehmet Bytyqi në përvjetorin e vrasjes së tyre.
Ai thotë se rënia e tyre shënon kthesën historike, ku populli ynë në saje të kësaj sakrifice e fitoi Lirinë.
Postimi i plotë:
Shaban Gashi, Bahri Gollopeni dhe Mehmet Bytyqi janë dëshmorët që jo vetëm në Reshtan sot, por në Therandë e kudo në Kosovë, janë të paharruar dhe të përjetshëm.
Janë 21 martirët që sot i kujtojmë me respektin më të thellë.
Rënia e tyre shënon kthesën historike, ku populli ynë në saje të kësaj sakrifice e fitoi Lirinë.
Lavdi dëshmorëve
Lavdi martirëve
I përjetshëm qoftë kujtimi për ta.
Bali Muharremaj