Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka reaguar ndaj dëmtimit të fushës së shahut, nga përsona ende të paidentifikuar, por që Muharremaj në reagim i quant ë papërgjegjshëm.
I pari i Suharekës përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka premtuar se kjo fushë e shahut do të rregullohet sërish.
“Kjo pamje nuk na nderon. Kujdesi për hapsirat publike duhet ta bëjë secilin të vëmendshëm.
Kjo fushë e shahut ishte me pamje më të mirë, por nga persona të pandërgjeshëm është dëmtuar shumë. 😞
Mirëpo ne nuk e humbim shpresën. 🙂
Kjo do të rregullohet sërish. Dhe, sërish do të kemi shtesë hapsira të
gjelbërta dhe parqe për të gjitha moshat, kudo ku janë të nevojshme.
Sepse qytetarët e meritojnë dhe obligimi ynë është përkushtimi për të tu shërbyer me vullnet dhe gadishmëri kudo ku kërkohet”.