Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, përmes një publikimi në Facebook, ka shkruar rreth mirbajtjes para çdo institucioni dhe biznesi.
“Secili biznes/institucion, tash e tutje obligohet që hapsirën para lokalit apo objektit ta pastroj çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit”.
Tutje Muharremaj ka shkruar se pas këtij vendimi Drejtoria e Inspekcionit dhe Policia, duhet të zbatojnë këtë urdhëresë.
“Për zbatimin e kësaj obligohet Drejtoria e Inspekcionit dhe Policia, të cilat si institucione kujdesen sipas ligjeve në fuqi për zbatimin e urdhëreses.Gradualisht ne do të kemi hapa konkret për ruajtjen e ambientit, i cili është i të gjithëve”