Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, në një postim në Facebook, pas fitores së djeshme të KF “Ballkanit” ka vizituar lojtarët në stërvitje dhe është shprehur se ky ekip është krenaria e Therandës.
Muharremaj është shprehur se KF”Ballkani” do të ketë mbështetjen e tij si kryetar për të realizur ëndrrat e tyre në sport.
Ai njihet edhe si një tifoz i futbollit e veqanarisht i ekipit të qytetit ku ëdhëheqë, Suharekës.
“KF “Ballkani” është krenaria e Therandës.
Ata punojnë shumë, kanë energji pozitive, vullnet gjithashtu dhe sukseset natyrisht nuk u mungojnë.
Përherë do të jem afër tyre si kryetar komune, në mbështetje institucionale për t’i realizuar ëndrrat e tyre në sport.
Suksese”!