Muharremi: Deri në orën 12:00 pjesëmarrja ka rënie të lehtë krahasuar me 9 shkurtin, trendi pritet të qartësohet pas orës 15:00

Prishtinë | 28 Dhj 2025 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik Shenoll Muharremi ka vlerësuar se deri në orën 12:00 të ditës së votimit është shënuar një rënie shumë e lehtë e pjesëmarrjes në zgjedhje, krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u bazuar në të dhënat e Demokracisë në Veprim (DnV).

Sipas tij, të dhënat e DnV-së tregojnë se deri në orën 12:00 pjesëmarrja ka qenë 13.70 për qind, ndërsa në zgjedhjet e 9 shkurtit, në të njëjtën orë, kishte qenë 14.50 për qind, që përfaqëson një rënie prej rreth 0.8 pikë përqindje.

Muharremi ka theksuar se edhe të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk tregojnë dallime të mëdha, nëse krahasohet dalja e votuesve në orën 11:00. Sipas KQZ-së, më 28 dhjetor dalja ka qenë 8.63 për qind, ndërsa më 9 shkurt 8.41 për qind, që nënkupton një rritje të lehtë prej rreth 0.2 pikë përqindje.

Ai ka shtuar se për të kuptuar më qartë trendin e pjesëmarrjes dhe për të pasur një pasqyrë më të plotë krahasimore, priten rezultatet zyrtare të KQZ-së për daljen e votuesve deri në orën 15:00.

Të ngjashme