Muharremi: Opozita e Kosovës po përsërit qëndrime pa argumente dhe pa mundësi për të krijuar qeveri të stabilizuar

Prishtinë | 27 Shk 2025 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar qëndrimet e partive të opozitës që kanë refuzuar mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke i cilësuar ato si të paargumentuara dhe pa perspektivë për krijimin e një qeverie stabile. Ai ka theksuar se disa partira opozitare, si PDK, kanë deklaruar se, edhe nëse e marrin postin e kryeministrit, “nuk bëjmë koalicion me LVV”.

Ai ka shprehur shqetësimin se këto qëndrime nuk kanë asnjë bazë të fortë dhe nuk e shpjegojnë qartë interesin që ato sjellin për qytetarët dhe Kosovën.

Muharremi ka pyetur gjithashtu për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja, duke theksuar se kjo mund të konvenojë më së shumti atyre që janë të interesuar për vazhdimin e pasigurisë dhe tensioneve politike.

Në fund, ai ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë dhënë një mandat të fuqishëm për LVV që të formojë qeverinë, dhe se opozita, që deri tani nuk ka arritur të bashkëpunojë, nuk ka mundësi për të krijuar një qeveri të qëndrueshme.

Të ngjashme