Analisti Shenoll Muharremi teksa ka komentuar rezultatin e deri tanishëm të zgjedhjeve, ende jo të certifikuara nga KQZ, ka thënë se realiteti nuk ka ndryshuar, por u manipulua dhe vullneti i qytetarëve është deviju përkohësisht.
Ai më tej thotë se ajo çka ka ndodhur me zgjedhje e 28 dhjetorit mundet me qenë shokuese, por edhe traumatizuese për partitë opozitare.
Shkrimi i plotë:
Realiteti nuk ka ndryshu, u manipulua.. vullneti i qytetarëve është deviju përkohësisht
Kosova nuk është përmirësu që me fitu me 50% një parti që ka qeverisë pesë vite me shumë dobësi, kriza e keqmenaxhim. Kjo çka ka ndodhë është se u shtrembëru vullneti i popullit dhe banorëve që jetojnë këtu me një “trik” elektoral.
Opozitës po ja blejna do RedBulla e po ja gjejmë do mikroçipa të NVIDIAs se nuk e ka asnjë sekond me pushu. Redbullin me i jep energji, e mikroçipët e Jensen Huang me e rritë efikasitetin dhe me e ndru lojën me kalu në nivel tjetër, më të lartë.
Kjo çka ka ndodhë më 28 dhjetor mundet me qenë shokuese, por edhe traumatizuese për partitë opozitare. Por, në fakt, realiteti nuk ka ndryshuar, vetëm është tjetërsuar. Faktet dhe trendet në Kosovë janë të njëjta.
LVV ka qeverisë dobët dhe e ka keqmenaxhu ekonominë dhe energjinë, e ka rritur varfërinë dhe i ka acaruar marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në. Ky fakt nuk ka ndryshu. Trendi i LVV-së është në rënie brenda vendit, te banorët e Kosovës që jetojnë këtu.
LVV e ka bërë një përmbysje të realitetit duke përdorë një “trik” elektoral që e ka deviju vullnetin e banorëve të Kosovës. Nëse i ka sjellë 150,000 votues nga diaspora, kjo mjafton me tjetërsu vullnetin dhe me përmbysë realitetin. Por kjo nuk është e qëndrueshme, është diçka që ndodh një herë në një datë apo afat kohor të caktuar.
Rrethanat në Kosovë nuk kanë ndryshuar. Nëse LVV vazhdon me menaxhu ekonominë me stilin e saj të vjetër, deficiti tregtar në mallra ka me shku në 10 miliardë euro nga 6 sa është tash, ndërsa 2.8 miliardë ka qenë kur e kanë fillu mandatin e parë. Varfëria ka me u thellu edhe ma shumë, sepse fuqia blerëse ka me vazhdu me u degradu nga keqmenaxhimi i energjisë, rritja e çmimeve dhe inflacioni kronik.
Partitë opozitare nuk kanë kohë e as luks me ndejt e me mendu gjatë. As me vazhdu amullinë dhe stilin e vjetër. Ato duhet menjëherë me u kfillë dhe me u riorganizu. Me vazhdu aktivitetin me më shumë energji dhe efikasitet. Me u adaptu në frymën elektorale. Me qenë proaktive.
Zgjedhje mundet me pas në pranverë, nëse Albin Kurti dhe LVV nuk tregojnë që janë të gatshëm me bashkëpunu dhe me bë kompromise me të tjerët. E deri atëherë është kohë e gjatë dhe e rëndësishme.
Realiteti nuk ka ndryshu, por është deviju përkohësisht. Për me funksionu mirë demokracia, për me pas kompetencë më të mirë në ekonomi dhe marrëdhënie të qëndrueshme me SHBA-në dhe BE-në, Kosova duhet të drejtohet me bashkëpunim dhe kompromis.
Realiteti nuk ka ndryshu, vetëm është deviju përkohësisht.