Muhaxheri: Bizneset e vogla të jenë në fokusin e institucioneve lokale

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Bartësi i listës së PDK-së në garën për komunën e Pejës, Arton Muhaxheri, ka vazhduar fushatën derë në derë.

Këtë herë, ai ka vizituar një sallon për prerjen e flokëve, ku u zotua se do t’u kuhstojnë rëndësi problemeve të bizneseve të vogla.

Postimi i plotë:

I shoqëruar nga kandidatja për asamble komunale Oreta Devolli sot kemi vizituar frizerin “Bujari” me pronar Vullnet Xheravina.

Sfidat e bizneseve të vogla në Komunën e Pejës janë të mëdha, por bashkë me grupin e asambleistëve të PDK-së do të kujdesemi që bizneset e vogla të jenë në fokusin e institucioneve lokale.

bashkëpërPejën

pdk177

Të ngjashme