Muhaxheri kritikon LDK-në: Zgjedhjet i humbët sepse s’keni pasur qëndrim të qartë politik

Prishtinë | 09 Jan 2026 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Analisti i ekonomisë, Arton Muhaxheri, ka reaguar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke komentuar analizat e brendshme të kësaj partie lidhur me humbjen e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Përmes një postimi, Muhaxheri ironizon arsyetimin e LDK-së, sipas të cilit humbja e zgjedhjeve lidhet me votimin e Hashim Thaçit për president në vitin 2016.

Sipas tij, ky përfundim është i gabuar dhe nuk adreson problemet reale të partisë.

“LDK, si duket, paska bo analizë pse i ka humb zgjedhjet e 28 dhjetorit, e paska dalë n’përfundim që faji qenka pse e kanë votu Hashim Thaçin për president në 2016”, ka shkruar Muhaxheri.

Ai thekson se humbja elektorale ka ardhur për shkak të mungesës së identitetit dhe qëndrimit të qartë politik të LDK-së.

“O zotni, zgjedhjet i keni humb se s’keni ditë çka jeni: as mish, as peshk. Politika pa qëndrim t’qartë të han për së gjalli”, shprehet analisti.

Muhaxheri ka kritikuar edhe rolin e LDK-së në opozitë, duke e cilësuar atë si të dështuar.

“E mos t’flasim për opozitën që e keni bo, për faqe t’zezë”, shtoi ai.

Të ngjashme