Muhaxheri: Tash është momenti me kuptu se kë e kanë lanë prapa Thaçi dhe Veseli

Prishtinë | 17 Sht 2026 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Analisti Arton Muhaxheri, ka reaguar pas vendimti në Hagë, ku katërshja e UÇK-së u dënuan me 81 vjet burgim.

Muhaxheri, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar tash është momenti me kuptu se kë e kanë lanë prapa Thaçi dhe Veseli.

Sipas tij ky rast nuk duhet të mbetet si ajo thënia: “Çdo çudi zgjat vetëm tri ditë.”

Postimi i plotë:

Tash është momenti me kuptu se kë e kanë lanë prapa Thaçi dhe Veseli. Shpresoj që këto reagime në rrjete sociale të mos mbesin vetëm reagime, por të shndërrohen në veprim dhe aksion të drejtpërdrejtë për ta ngritur zërin kundër kësaj padrejtësie të madhe që u është bërë çlirimtarëve, popullit dhe Kosovës në përgjithësi.

Ky rast nuk duhet të mbetet si ajo thënia: “Çdo çudi zgjat vetëm tri ditë.”

Nuk duhet të pranojmë që heshtja jonë të blihet me ankesën në Apel, sepse me këtë dinamikë, edhe atje vështirë se do të ndodhë diçka ndryshe nga ajo që ndodhi në shkallën e parë.

Të ngjashme