Kandidati për asamble komunale, Arton Muhaxheri, në ATV ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka vepruar drejtë për të mos vëndosur një kandidat tjetër në krye të Pejës, dhe qëllimi i tyre kryesor është për të garuar vetëm për besimin e qytetarëve.
“Mendoj që partia ka vendosur drejtë, bashkarisht kemi vendosur drejtë që nuk kemi qit kandidat për kryetar.Ndonëse është hendikep i madh për partinë, është hendikep i jashtëzakonshëm sepse gara tash bëhet për samble komunale, por ne për dallim prej partive të tjera nëse ata po garojnë për pushtet ne jemi duke garuar për besimin qytetar, dhe besimi qytetar është besimi më i madh që mund ta ketë një parti politike në asamblenë komunale”.
“Një pjesë e barës më ka rënë mu si bartës i listës, por po mundohemi të oreganizohemi në formën tonë në mnëyrë që të dërgojmë sa më shumë asmbleista, këtë po e tham për shkak se asambleistat tonë janë ëdo ditë në teren për t’ia bërë numrin më të madh PDK-së që ka pasur ndonjëherë në samblenë komunale”, tha Muhaxheri.