Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shaip Muja ka thënë se më 3 gusht duhet gjetur zgjidhja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Ai këto komente i bëri në tryezën me temë “Demarkacioni i kufirit Kosovë- Mali i Zi nga perspektiva e qytetarëve malazezë të Kosovës”.
Muja tha se më 3 gusht duhet të vihen në pah faktet dhe jo paragjykimet.
“Sot jemi barrikaduar të gjithë në këtë mënyrë që nuk ka hije, as pozita as opozita…Ne duhet ta mbyllim këtë problem me 3 gusht dhe duhet të japim rekomandime para se të vijë në ratifikim të plotë. Ne nuk kemi asnjë material zyrtar, ne jemi duke folur për materiale të ‘hakeruara’ nga kompjuteri të prezantuara në ueb-sajtin qeveritar, e cila është shkelje dhe nuk guxon ansjë material qeveritar pa vendim qeveritar të publikohet…”, tha ai.