Rukije Muja nuk e kishte menduar se një ditë do të merrej me volejboll. Apo se do të bënte karrierë në sport.
Tregon se si fëmijë e ka dashur vizatimin. Vlerëson se ka pasur talent për pikturë.
Sot 20-vjeçarja nga Drenasi është shumë e lidhur me sportin e rrjetës, volejbollin.
Volejbolli është prej sporteve më të popullarizuara të vendit te femrat, ndërsa Muja është volejbollistja prej më të mirave në vend. Ajo ka kohë që udhëheq skuadrat ku paraqitet e tani është prej lojtareve kryesore edhe në përfaqësuese të Kosovës. Është reprezentuese e rregullt, ndërsa tregon se është shumë e lidhur me sportin e volejbollit.