Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka bërë një deklaratë pak a shumë të ngjashme me atë të ministres Albulena Haxhiu rreth punësimit të nipit të zv/kryeministrit Besnik Bislimi.
Ai ka thënë se Gëzim Tosuni asnjëherë nuk ia ka përmendur se e njeh Besnik Bislimin,
“20 vjet e kom njoftë Gëzim Tosunit, kurrë s’ma ka përmend se e njeh Besnik Bislimin’’, tha Muja në Debat Plus.
Kujtojmë që ministrja Haxhiu kishte thënë se sipas Bislimit, nipin e tij Gëzimin a e kishte parë një herë në 50 vitet e fundit.