Analisti “i pavarur” Armend Muja kandidat për deputet nga VV-ja

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që çoi vendin në zgjedhje, partitë politike kanë filluar të organizohen.

“Jepi zë” merr vesh se analisti Armend Muja do të hyjë në listën e kandidatëve të Vetëvendosjes. Ai vjen nga Mitrovica dhe emri i tij është përfolur edhe si kandidat i mundshëm i VV-së për kryetar komune (në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtën e vitit 2021).

Sipas burimeve të paemërtuara, Muja kohëve të fundit ka zhvilluar disa takime me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Armend Muja, më herët, është njohur si analist i pavarur dhe si ekspert i sondazheve për zgjedhjet në Kosovë dhe jashtë saj.

Por, kohët e fundit shihet hapur si përkrahës i subjektit politik të Albin Kurtit. Mediet kanë raportuar se në kohën e qeverisjes së Kurtit, gruaja e tij është avancuar në drejtoreshë Departamenti në njërën nga ministritë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme