Emërimet e fundit në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI), siç duket janë bërë kundërligjshëm, raporton Ekonomia Online.
Kështu së paku pretendon analisti politik, Armend Muja. Ky i fundit ka thënë se emërimi i shefit të AKI-së dhe Drejtori i Përgjithshëm në këtë institucion, janë të gabuara, raporton EO.
Muja thotë se në rastin e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm është shkelur ligji për punonjësit e AKI-së, ku neni 17-të thotë se “Punonjësit e AKI-së nuk mund të jenë anëtarë të partive politike, gjë që e dëshmon të kundërtën në lidhje me Ramadanin, ku ky i fundit ka qenë anëtar i AAK-së.
Statusi i plotë i tij:
AKI: sot eshte dhene lajmi qe ish- Kryeministri dhe Presidenti kane emeruar Drejtorin dhe Inspektorin e AKI-se. Keto nominime jane te gabuara per tri arsye: (1) jane te kunderligjshme, (2) nuk perfaqesojne realitetin politik dhe (3) kandidaturat jane politike.
1. Kushtetuta e Kosoves (Neni 94.8) parasheh qe Kryeministri se bashku me Presidentin emerojne Drejtorin dhe Inspektorin e AKI-se. Megjithate, Z.Haradinaj nuk eshte Kryeminister i Kosoves. Ai eshte ish-Kryeminister qe ka dhene doreheqje te parevokueshme. Neni 95.5 i Kushtetues e definon shume qarte se ne rast te doreheqjes se Kryeministrit, Qeveria bie. Gjykata Kushtetuese ne rastin Qeska e ka definuar qarte qe doreheqja nenkupton qe personi i autorizuar qeveritar nuk gezon kompetenca te metutjeshme ekzekutive.
2. Kandidaturat nuk jane apartiake sic e kerkon Ligji per AKI (Neni 17). Punonjesit e AKI nuk mund e jene anetar te partive politike. Une nuk kam informacion te plote per Z.Gashi por eshte evidente qe Z.Ramadani ishte kandidat politik ne Zgjedhjet 2019.
3. Tjetersimi i realitetit politik ne Kosove – veprimi ofron disa dromca te zhvillimeve politike ne pasim. Eshte zakon kushtetues qe Zyrtaret e Larte Publik nuk emerohen nderkohe qe pritet konstituimi i Qeverise. Jam i vetedijshem qe Z.Kurti mund te mos jete i pelqyeshem nga nje pjese e theksuar e establishmentit, por eshte e udhes qe pajtoheni me vullnetin e zgjedhesve. Cdo perpjekje per te sabotuar, komprometuar apo luftuar rendin e ri politik mund te prodhoj efekte tjera.
4. AKI ne baze te Ligjit ka kompetenca te zgjeruara per te pergjuar dhe kontrolluar informacionet personale dhe bankare te qytetareve te Kosoves. Andaj, ne krye te AKI-se nuk duhet te vijne persona me te kaluar apo anetar te partive politike apo qe perceptohen si te tille. Mbes me shprese qe ky parim te udhezoj edhe Kryeministrin ne ardhje. Eshte jetike qe te mesohemi me nevojen e pa-anshmerise politike te figurave te institucioneve te pavarura.