Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj, ka kritikuar dështimin e Qeverisë në realizimin e projekteve energjetike, shkruan Ekonomia Online.
Ai shtoi se në Kramovik, ku ishte planifikuar ndërtimi i Parkut Solar, nuk ka asnjë investim konkret, vetëm “pluhur dhe premtime boshe”.
Mulaj theksoi se Kosova ka importuar mbi 700 milionë euro energji elektrike në katër vitet e fundit dhe ka mbetur peng i paaftësisë qeverisëse.
Ai u angazhua të bëjë ndryshimin në këtë sektor, duke ftuar qytetarët të votojnë më 9 shkurt për të. “Fokusi im do të jetë energjia,” tha Mulaj.
“Sot jemi në vendin ku ka pasur të ndërtohet Parku Solar ku do të investohej në mbi 100 megavateve në Kramovik, çfarë gjeta unë këtu, asnjë paler solar vetëm pluhur dhe premtime boshe. Kosova për katër vite ka importuar mbi 700 milionë euro energji elektrike. Mbesin dhjetëra kontrata të pa nënshkruara ndërsa Kosova mbetet peng i pa aftësisë. Kujt po i shërben Albin Kurti, Kosova po humb miliona euro energjia po mbetet vetëm me atë. Si deputet i ardhshëm fokusi im do të jetë çështja e energjisë prandaj me 9 shkurt bëhet ndryshimi, voto 124 dhe numrin 79, Besim Mulaj”, ka thënë Mulaj.