Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, priti sot në takim afaristë nga Zvicra të cilët shfaqën interesim për financimin e projekteve si në nivel qendror ashtu edhe atë lokal.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe nënkryetari i Shtimes, Fatmir Rashiti, ai i Gjakovës Burim Meqa dhe zyrtari i Deçanit, Ramë Metaj.
Kryetari Mulaku u shpreh i gatshëm për bashkëpunim, pasi sipas tij, ky fondacion është një burim shumë i mirë për të investuar në komunë.
Mulaku përmendi edhe disa prej projekteve në të cilat mund të investohet në komunën e Vushtrrisë, si projekti për zonë të lirë ekonomike, për energji alternative si dhe për ngrohje qendrore.
I pari i Vushtrrisë përkundër nevojës dhe dëshirës së madhe për investime në Komunën e Vushtrrisë, afaristëve nga Zvicra u rekomandoi që të drejtohen në Qeverinë e Kosovës për t’u njohur më mirë me platformën e Ligjit për Investime të Huaja në Kosovë.