Thomas Muller ka pranuar oferta mjaft të majme nga Kina, sipas raportimeve nga mediumi gjerman, Kicker.
Përfaqësuesi i Gjermanisë thuhet se ka marrë për ofertë një kontratë në vlerë prej 25 milionë eurosh në vit, andaj mbetet të shihet nëse do ta pranojë atë.
Kampioni i botës me Gjermaninë dhe Bayern Munchen nuk ka kaluar një sezon të mirë me bavarezët sa iu përket performancave individuale, pavarësisht se fitoi dopietën në ligë.