Muller kërkon largimin nga Bayerni

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Thomas Muller mund të largohet në afatin kalimtar të janarit nga Bayern Munichu.

Sulmuesi gjerman është pjesë e Bavarezëve nga mosha 11-vjeçare, duke luajtur kështu sezonin e tij të 19-të me klubin gjerman, nga moshat e reja e deri më tani.

Megjithatë, qëndrimit të tij nga 20-vjeçar me Bayernin si duket i ka ardhur fundi dhe Muller mund të largohet.

Sipas mediumit Sport Bild, Muller ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të lejojnë largimin e tij në afatin kalimtar dimëror.

E gjithë kjo situatë thuhet se ka ardhur shkaku i pakënaqësive të lojtarit me minutat e luajtur, pasi ka humbur vendin e titullarit me trajnerin Niko Kovac.

Gjatë karrierës së tij si lojtar i Bayernit, Muller ka luajtur  530 ndeshje duke shënuar edhe 202 gola.

Muller gjithashtu ka fituar tetë tituj të Bundesligas, një të Ligës së Kampionëve dhe shumë trofe tjerë vendor dhe evropian. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme