Muller thotë se nuk luhet me shtete si San Marino, por këta të fundit ia kthejnë përgjigjen

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 17:43 | Nga

Gjermania fitoi 8-0 kundër San Marinos dhe sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, nuk ngurroi të ulë poshtë këtë kombëtare.

Ai tha se nuk ka kuptim të luash me Kombëtare të tilla të vogla.

“Nuk e kuptoj çfarë vlere ka të luhen ndeshje të tilla, aq më shumë me një kalendar kaq të ngjeshur”.

“E kuptoj që për ata është ndjenjë e veçantë të luajnë kundër kampionëve të botës, e kuptoj që mund të mbrohen vetëm me ndërhyrje të rënda, por pikërisht për këtë pyes nëse kanë vlerë këto ndeshje, ku rrezikojmë dëmtime të rënda”, ka thënë Muller.

Por San Marino, nuk ka ngurruar dhe i ka kthyer përgjigjen me zëdhënësin Alan Gasperoni.

“Futbolli nuk është pronë e juaja, por e gjithë njerëzve që e duan, mes të cilëve, doni apo nuk doni ju, jemi edhe ne. Ekzistojnë ende djem që ndjekin ëndrrat e tyte dhe jo çeqet tuaj”.

“Ju gjermanët nuk do të ndryshoni kurrë, historia nuk iu ka mësuar që të keni respekt për më të vegjlit”.

Më pas, me ironi, Gasperoni rendit 10 arsye pse San Marino-Gjermani ishte shumë e vlefshme, duke përfshirë faktin se Muller nuk shënoi dot.

Në fund, perla: “Kjo ndeshje më bëri të kuptoj që edhe nëse visheni me modelin më të fundit të uniformave të Adidasit, në të vërtetë ju mbeteni gjithmonë ata që veshin sandale dhe çorape të bardha”.

gass12

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme