A mund ta përshpejtojë dobësimin uji me limon

Prishtinë | 05 Nën 2024 | 18:13 | Nga

Shumë personazhe të njohura femra e kanë cilësuar ulin e ngrohtë me limon si burim të rinisë.

Sipas tyre, uji me limon të ndihmon edhe të humbësh peshën e pa dëshiruar.

“Ujë i ngrohtë me limon në vetvete nuk shkakton asnjë rënie në peshë”, thotë dietologia Alissa Rumsey. Gjithsesi, nëse kjo pije zëvendëson pije të tjera shumë të pasura me kalori, si lëngjet e frutave apo kafja me shumë sheqer, atëherë rezultati do të jetë mungesë kalorish dhe rënie në peshë.

Uji me limon, i ngrohtë apo i ftohtë, përshpejton gjithashtu metabolizmin.

“Të qenit i hidratuar është një përbërës i rëndësishëm i një diete të shëndetshme, pasi ai rrit metabolizmin”, thotë Rumsey.

Po të shtoni edhe pak limon tek uji, mund të shtoni shijen ndërkohë që nuk shtoni kalori. Uji me limon funksionon gjithashtu si dietik natyral dhe parandalon fryrjen në stomak. Nuk duhet të pini ujë me limon nëse keni djegie ose ulcerë në stomak, duke qenë se agrumet tek limoni vetëm sa do t’i përkeqësojnë simptomat.

Të ngjashme