Milani është në një gjendje jo të mirë rezultatesh që prej kohësh.
Ndryshimet në klub nuk kanë qenë aspak efektive në këtë periudhë, andaj klubi ka synimin e një revolucioni të përgjithshëm që nga trajneri Pioli i cili pritet të largohet.
Sipas El Mundo Deportivo, trajneri i ri i Milanit pritet të jetë Marcelino García Toral, përcjell Gazeta Blic.
Ish tekniku i Valencia dhe Villareal është kontaktuar rreth 1 muaj e gjysëm më parë nga vetë Maldini i cili i ka paraqitur dhe projektin e klubit, ky vendim është marrë edhe nga Boban. Marcelino ka marrë shumë oferta në javët e fundit por që i ka refuzuar të gjitha për të respektuar akordin që ka gjetur tashmë me Milanin.
Mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat zyrtar në këtë drejtim.