Rreth 100 mijë të rinj kosovarë janë të papunë dhe kjo ka bërë që shumica prej tyre të mendojë për largimin nga Kosova.
Për të ndalur këtë trend të ikjes duhet të ofrohet arsim cilësor dhe punësim të të rinjve.
Kështu u tha në konferencën “E ardhmja e arsimit për të rritur në Kosovë”, të organizuar nga DVV International – Instituti për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Bashkësisë së Shkollave të Larta Popullore Gjermane, në bashkëpunim me disa ministri.
Kjo konferencë është organizuar për të analizuar gjendjen aktuale të arsimit për të rritur në Kosovë për të evidentuar hapat e mëtutjeshëm dhe të domosdoshëm për zhvillim.
Vedat Jashari, MKR-ja, udhëheqës i Divizionit për Zhvillim të Politikave Rinore, tha se si rezultat i papunësisë të rinjtë po largohen nga Kosova.
“Jemi dëshmitarë që si rezultati i papunësisë, cilësisë së arsimit të rinjtë tanë çdo ditë largohen dhe shumë bëjmë plane çdo ditë. Dëshira për mu largu shkoi deri 50 për qind një numër shumë i madh dhe ky është rreziku i Kosovës. Talenti që është në Kosovë ka filluar e shter. Kjo mund të ndalet përmes arsimit cilësor“, tha ai.
Ai tha më tej se në Kosovë janë 100 mijë persona në grupmoshën e të rinjve që nuk janë në punësim dhe kjo sipas tij përbën një shqetësim shumë të madh.
“Për ofrimin cilësor është esenciale të kemi diskutuar me të hapura rreth asaj se çfarë duhet të bëjmë“, u shpreh ai.
Ramadan Alija, Instituti Gjerman për Arsimimin e të Rriturve tha se qëllimi i kësaj është të nxisin një debat të të gjitha kuadrot e punës.
“Qëllimi i konferencës është të nxitim një debat të gjitha kuadrove të punës, dikastereve të ndryshme të arsimit duke mos përjashtuar edhe Ministrinë e Arsimit, atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes agjencionit të punësimit po edhe Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit. për zhvillimin e mëtutjeshëm për arsimimin për të rriturit, arsimin e vazhdueshëm, aftësimin dhe riaftësimin duke përfshirë të gjitha fushat që kanë të bëjnë me arsimin për të rritur duke mospërjashtuar edhe edukimin qytetar demokratik”, tha ai.
Valbona Fetiu-Mjeku, nga MASHT-i, tha se të rinjtë duhet të mendojnë më shumë për të ardhmen e tyre, duke i ftuar ata të jenë pjesë e kurseve të shkurta për aftësim profesiona, në mbëyrë që të depërtojnë në tregun e punës.
“Me një sensibilizim të Ministrisë dhe te gjitha institucioneve tjera dhe popullatës që të fillojnë të mendojnë më shumë për krijimin e kurseve të shkurta në bazë të nevojave të tregut të punës në mënyrë që qytetarët te kenë mundësi të aftësimit për profesionet qe kanë nevoje. Arsimi për të rritur është edhe kërkesë ne kemi programet, te gjitha programet qoftë në shkolla publike për aftësimin profesional te gjitha mund te ofrohen për arsim për të rritur, por ajo është më afatgjatë”, tregoi ajo.
Jehona Rexha, drejtoreshë e Departamentit për Aftësim Profesional, tha se vitet e fundit është rritur interesimi për shkolla profesionale.
Ndërsa tha se kandidatët që janë trajnuar nëpër këto shkolla janë punësuar jashtë vendit.
“Në praktikë tri vitet e fundit kandidat se janë trajnuar në qendrat e aftësimit profesional janë punësua jashtë vendit. Nuk di si po i mban Gjermanisë me të njëjtën diplome e këtu jo. Shumë pak ka që thonë se kandidati si kanë aftësitë e duhura. Orientimi të fokusohet te bizneset. Si agjenci te zhvillojmë kurrikula dhe t’ju mundohet kandidateve puna praktike“, tha ajo.