Hulumtuesit thonë se mungesa e epshit seksual gjatë pauzës nuk ka të bëjë vetëm me hormonet.
Shumë femra në vitet e tyre të 60’ta i fajësojnë burrat e tyre për mungesën e epshit seksual sepse thonë që ata vuajnë nga disfunksioni erektil.
Studimi amerikan bazohet në intervistat me shumë femra të cilat rrëfejnë për humbjen e dëshirës seksuale.
Udhëheqësit e studimit kanë thënë se një numër i madh i femrave e kanë identifikuar problemin me ereksion te partneri si kontribuues i madh që femrat po kanë epsh të vogël seksual.
Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “Menopause”.