Gjetjet e fundit thonë se pagjumësia mund të shkaktojë ndryshime në metabolizëm dhe të rritë mundësinë e shtimit të dhjamit në trup.
Në studimin e publikuar në Science Advances ishin të përfshirë 15 vullnetarë të shëndetshëm, ku të ngrënit e tyre është testuar në dy raste – një pas nj nate të mirë me gjumë dhe tjetri me mungesë gjumi. Ata poashtu dhanë edhe mostrat e yndyrës, indeve të muskujve dhe të gjakut, përcjell Klan Kosova.
Te personat që nuk kanë kaluar një natë të mirë me gjumë kanë treguar se aktiviteti i gjeneve në qeliza kanë treguar një tendencë për të absorbuar lipide dhe shumëfishim të tyre, kurse në muskuj është gjetur një reduktim i nivelin të proteinave.
Lidhja në mes të mungesës së gjumit dhe obezitetit është e njohur. Më 2018 një rishikim i 28 studimeve ka gjetur se ata që punojnë vazhdimisht në ndërrimin e natës janë 29% më të prirur për të qenë obezë sesa ata që punojnë në orare të rregullta.