Mungesa e gjyqtares shtyn gjykimin për grabitje në termocentral

Prishtinë | 07 Maj 2017 | 11:44 | Nga

Gjykimi i 9 të akuzuarve për grabitjen në Termocentralin “Kosova B” është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares Shpresa Hasaj-Hyseni.
Gjyqtarja Hyseni gjendet në një udhëtim zyrtar jashtë vendit.

Në këtë gjykim, Agron Bajrami, Alban Ibrahimi, Arbnor Ibrahimi, Leart Halimi, Rafet Kuleta, Imad Qerkezi, Mensur Leka dhe Mentor Ibrahimi dyshohen se ndërmjet muajve shkurt e korrik të vitit 2016, në kuadër të veprës grabitje në termocentralin “Kosova B” kanë kryer veprat grabitje, armëmbajtje pa leje, ndihmë në kryerjen e veprës penale, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, e të tjera.

Në seancën e kaluar, nëntë të akuzuarit nuk kishin pranuar veprën penale për të cilën akuzohen.

Po ashtu, avokatët mbrojtës kanë kërkuar lirimin e të akuzuarve nga paraburgimi, propozim ky i cili u refuzua nga gjyqtarja Hyseni.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Të ngjashme