Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ka folur për mungesën e ujit në fshatra të Malishevës.
Në fjalën e saj, ajo ka thënë se përkundër përpjekjeve që ka bërë qeverisja komunale në këtë komunë që të sigurojë ujë të pishëm është e pamundur që t’i plotësoj kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Malishevës.
“Prandaj duke pasur parasysh këto fakte, ne kërkojme që të kemi edhe një̈ qasje -kyqje të gypit nga bazeni i liqenit të Radoniqit. Kjo kyçje besojmë̈ do të jetë zgjidhja më e qëndrueshme për banorët e komunës së Malishevës”, ka thënë ndër të tjera ajo.
Më tutje, deputetja ka thanë se ky projekt është i gatshëm për ta realizuar dhe se do të kërkojmë me ngulm që të realizohet ky projekt.
“Për këtë çështje i bëjme thirrje ministrit të Ekonomisë̈ dhe të zhvillimit në Qeverinë̈ e Republikës së Kosovës, Blerim Kuçi , si dhe organeve tjera kompetente për realizimin e kësaj kërkese”, ka shtuar ajo.