Mungesa e vitaminës D, sulme të fuqishme astmatike

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Fëmijët astmatikë me nivel të ulët të vitaminës D në gjak janë më të rrezikuar që të përjetojnë sulme të fuqishme astmatike. Kështu sugjeron një studimi i zhvilluar nga shkencëtarët e Harvardit.

Duke përcjellë 1.000 fëmijë me astmë, për një periudhë katërvjeçare, hulumtuesit kanë vërejtur se mungesa e vitaminës D është e lidhur me 50% rrezik më të lartë për sulme astmatike të cilat kërkojnë intervenim urgjent mjekësor.

Në studimin e publikuar në revistën Journal of Allergy & Clinical Immunology, shkencëtarët thonë se fëmijët astmatikë me nivel normal të kësaj vitamine, kishin pasur sulme më të lehta.

Autorët e studimit këtë e shpjegojnë me mundësinë e ndikimit të vitaminës D në funksionimin e sistemit imunitar dhe efektin e kësaj vitamine me anë të veprimit të hormoneve steroide anti-inflamatore.

Vitamina D në mënyrë natyrore sintetizohet në lëkurë pas ekspozimit në diell, ndërsa është e pranishme dhe në disa ushqime, si peshku dhe qumështi.

Pa dyshim, dieta luan rol të rëndësishëm pasi marrja e ushqimeve me magnez si spinaqi apo fasulet, bëjnë të mundur funksionin optimal të vitaminës D.

Marrja e mjaftueshme e vitaminës D në fëmijëri mund të rezultojë një investim i shkëlqyer për shëndetin tuaj në vitet në vazhdim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme