Në Qendrën e Votimit 0101C në Shkollën “Vëllezërit Frashëri” të Deçanit ka mungesë fletëvotimesh.
Bekim Mushkolaj, menaxheri i Qendrës së Votimit 0101C në Shollën “Vëllezërit Frashëri” në Deçan tha për Kallxo.com se në këtë qendër ka fletëvotime më pak se numri i votuesve.
“Rreth 100 fletëvotime janë më pak sesa numri i votuesve nëpër secilin vendvotim ne QV 0101C”, tha Mushkolaj.
Ai njoftoi se për këtë mungesë qendra e ka njoftuar KQZ-në.
Zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen sot, u caktuan pasi Kuvendi i Kosovës me një mocion mosbesimi rrëzoi qeverinë më 10 maj.
Të drejtë vote në zgjedhjet e 11 qershorit kanë 1 milion e 872 mijë e 941 votues në 889 qendra votimi.
Votues që kanë të drejtë vote për herë të parë janë 118 mijë e 448 persona, ndërsa nga listat janë larguar 33 mijë e 542 persona të vdekur.
Zgjedhjet do të monitorohen nga 30 mijë vëzhgues, 100 nga ta të BE-së.