Drejtues të koalicionit qeverisës kanë bërë të ditur se nuk po arrijnë ta miratojnë Demarkacionin me Malin e Zi pasi po u mungojnë vetëm dy-tri vota të deputetëve, shkruan Zëri.
Më herët u tha se Demarkacioni do të kalojë këtë javë, por për shkak të mospërkrahjes nga Lista Serbe një gjë e tillë nuk ndodhi.
I njëjti premtim po bëhet për javën e ardhshme.
Kryeparlamentari Kadri Veseli dje ka deklaruar se kjo marrëveshje do të kalojë shumë shpejt, pasi atë do ta votojnë disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke aluduar në grupin e të pakënaqurve të kësaj partie.
Ndërsa zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është shprehur i sigurt se nuk do të nevojiten votat e Vetëvendosjes pasi kjo marrëveshje do të votohet nga Lista Serbe në javën e ardhshme.