Gjilani barazoi pa gola në shtëpi ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës.
Ismet Munishi ka thënë se ai nuk është i kënaqur me rezultatin e takimit, duke i përgëzuar lojtarët e tij për angazhimin.
“Nuk jam aspak i kënaqur me rezultatin, pasi ne në çdo ndeshje hyjmë vetëm për fitore. Futbollistët e mi i përgëzoj për angazhimin maksimal, ku edhe krijuan raste të mira për shënim mirëpo ekipin i Dukagjinit është mbrojtur mjaft mirë me 10 futbollistë”, ka thënë strategu i Gjilanit për Art Sport.
“Ky është vërtetë një kampionat i vështirë dhe nuk ka skuadra inferiore, pasi në çdo xhiro po ndodhin edhe befasitë”.
“Një pjesë e skuadrave janë të organizuar mirë me fondin e lojtarëve, por kjo nuk do të thotë se janë vetëm këto skuadra në kampionat, pasi po shohim se është i luftuar mirë”, ka përfunduar Munishi.