Munishi konfirmon ndarjen nga Ballkani

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Ismet Munishi më nuk është trajneri i Ballkanit.

Ai të mërkurën ka ndarë rrugët me ekipin nga Suhareka dhe këtë e ka konfirmuar për KOHËN.

“Po, është e vërtetë që nuk jam më trajner i Ballkanit”, ka thënë shkurt Munishi duke mos dashur të flasë më shumë.

Munishi ishte në krye të Ballkanit për 18 muaj, por që nuk arriti të fitojë asnjë trofe.

Me ekipin suharekas, edicionin e fundit, ai arriti deri në finalen e Kupës së Kosovës, por u mposht nga Prishtina që e fitoi trofeun.

Këtë edicion, Ballkani e ka mbyllur pjesën vjeshtore në pozitën e dytë në tabelë me 38 pikë, tri më pak se Drita që dimëron si kampione.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme