Autori japonez, Haruki Murakami, ka kërkuar dorëheqjen nga nominimi për Çmimin Nobel në Letërsi.
Përzgjedhja sivjet është shtyrë për shkak të një skandali seksual dhe tash Murakami ka thënë se është më i interesuar të përqendrohet në shkrime, shkruan Euronews, përcjell Klan Kosova.
Ai ka shprehur mirënjohje për nominimin që i është bërë, duke thënë “Dua të koncentrohem në shkrime dhe të jem larg vëmendjes se medieve”. Për këtë ka njoftuar një prej organizatorëve të Çmimit Nobel për Letërsi.
Rival të Murakami për Nobelin e sivjetmë janë, Neil Gaiman i lindur në Britani të Madhe, Marsey Conde i lindur në Guadeloupe dhe Kim Thy i lindur në Vietnam.
Organizatorët kanë njoftuar se fituesi i Çmimit Nobel në Letërsi do të shpallet në tetor.