Thëniet më të bukura nga Haruki Murakami

Prishtinë | 27 Pri 2023 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Haruki Murakami (1949) është shkrimtar, përkthyes dhe akademik japonez.

Ai vlerësohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohëve moderne. Është fitues i shumë çmimeve prestigjioze letrare dhe për disa vite radhazi një ndër pretendentët e çmimit Nobel në Letërsi.

Ekonomia Online ka përzgjedhur një koleksion me thëniet më të bukura të këtij personaliteti të shquar botëror.

Unë jam pesimist, por të rriturit e kësaj bote që nuk janë pesimistë, janë një tufë budallenjsh.

Nëse lexon vetëm librat që i lexojnë të gjithë, do të mendosh vetëm gjërat që i mendojnë të gjithë.

Fjala që s’është dhënë, nuk mund të shkelet.

Nëse pyet, do të turpërohesh momentalisht. Nëse nuk pyet, do të turpërohesh pafundësisht.

Aty ku nuk ekziston forca e imagjinatës, nuk mund të lindin përgjegjësi.

Do të kem tetëmbëdhjetë vjeç deri në vdekje.

Brenda mendjes, kemi një pjesë të shëndetshme e një pjesë të sëmurë. Ne bëjmë ujdi mes këtyre dy pjesëve.

Kush mund ta bëjë dallimin mes detit dhe asaj që reflektohet në të? Ose të thotë se ku mbaron shiu e fillon melankolia?

Nuk duhet lejuar që lodhja të të hyjë në zemër. Lodhja mund të të sundojë trupin, por zemrën tënde ruaje për vete.

Gjëja më e frikshme është t’i kthesh shpinën frikës, të mbyllësh sytë për të mos e parë.

Cilësia e jetës nuk gjendet në vlera të matshme votash, numrash e shkallësh; ajo rrjedh brenda veprimit.

Njohja e së vërtetës i jep njeriut forcën e duhur, cilado qoftë e vërteta.

Ajo që i bashkon zemrat e njerëzve nuk është vetëm ngjashmëria e ndjenjave. Zemrat e njerëzve bashkohen në mënyrën më intime nga plagët: vuajtje me vuajtje, brishtësi me brishtësi.

Nuk ka njeri që t’i pëlqejë vetmia. Thjesht urrej zhgënjimet.

Kur përreth teje ka vetëm terr, nuk ke ç’të bësh tjetër, veçse të presësh qetë-qetë që sytë të mësohen me errësirën.

Sado e vështirë që të duket një situatë, ekziston gjithmonë mundësia e një zgjidhjeje.

Nëse mbyllim sy e veshë me duar, nuk është se ndalojmë kohën, e aq më pak të keqen.

Nëse nuk i beson botës, nëse nuk ke një dashuri, gjithçka është thjesht shtirje.

Gjëja më e rëndësishme që shkolla mund të na mësojë, është se gjërat vërtet të rëndësishme nuk mësohen në shkollë.

Duket sikur të gjitha gjërat që na pëlqejnë kanë diçka që nuk shkon.

Lumturia është përherë e njëjtë, por trishtimi mund të ketë një mori varietetesh.

Çdokush e lë gjurmën e tij në vendin që ndjen se i përket më shumë.

Të duash dikë nga thellësia e zemrës, sidoqoftë është një ngushëllim i madh, edhe nëse nuk arrin të jetosh me atë person.

Imagjinata nuk ka probleme kostosh as llogaritjesh. Është e lirë. Prandaj t’i lëmë mënjanë shqetësimet dhe të ëndërrojmë.

Armiku i vërtetë i njerëzve nuk është qeveria, por mungesa e tyre e imagjinatës.

Ai që vdes sivjet, nuk do të vdesë më vitin pasardhës.

Kujtimet ta ngrohin trupin nga përbrenda. Por njëkohësisht edhe të brejnë nga brenda.

T’i marrësh gjërat me seriozitet, jo përherë nënkupton afrimin me të vërtetën.

Një dozë e mirë ambicie e bën njeriun më të pjekur.

Mos lejo të të gënjejë paraqitja. Realiteti është përherë një i vetëm.

Çfarëdolloj gjëje që rri gjatë e pandryshuar, dalëngadalë fillon të mbarojë energjinë e vet.

Nuk ekziston dritë pa hije e as hije pa dritë.

Gjërat që nuk mërzisin, të lodhin shpejt, ndërsa ato që në pamje të parë duken të mërzitshme, nuk të lodhin kurrë.

Çdo perceptim është një kujtim.

Ushqimi është shumë më i rëndësishëm nga ç’mendojnë njerëzit.

Gjëja që na jep ndjesinë që jemi vërtet gjallë është pikërisht vuajtja që përpiqemi të kapërcejmë.

Për të manipuluar diçka të sëmurë duhet bërë një jetë sa më e shëndetshme që të jetë e mundur.

Kush është tepër i lidhur me vlerat vetjake ngelet pas në kohë. Nuk mban dot hapin, e bëhet një barrë për të tjerët.

Kufiri mes një besimi të shëndetshëm në vetvete e një kryelartësie të sëmurë është shumë i hollë.

Ka një lloj përsosurie që mund të arrihet vetëm përmes një grumbullimi të pafundëm papërsosurishë.

Vdekja nuk vjen papritur. Vdesim nga brenda dalëngadalë, derisa vjen dita e larjes së hesapeve.
Vetmia kthehet në acid që gërryen njerëzit.

Një njeri, pavarësisht përpjekjeve, nuk mund të bëhet kurrë dikush tjetër përveç vetvetes.

Heshtja është diçka që dëgjohet.

Kjo botë, përveçse është e pakuptimtë, i mungon edhe zemra.

Ku ka shpresa, ka edhe pengesa. Por shpresat janë pak e gati përherë abstrakte, ndërsa pengesat janë shumë e gati përherë konkrete.

Zemra njerëzore të jep përshtypjen e një pusi shumë të thellë. Askush nuk di se ç’ka atje poshtë. Mundemi vetëm ta imagjinojmë duke parë gjërat që herë pas here dalin në sipërfaqe.

Njeriu nuk zvarritet brenda tragjedisë nga të metat e tij, por nga cilësitë e tij.

Gjithmonë kam menduar se jeta është e padrejtë. Ka njerëz që për të arritur një rezultat duhet të derdhin djersë, e ka të tjerë që e arrijnë atë që duan pa bërë as përpjekjen më të vogël.

Jeta e vërtetë është e ndryshme nga matematika. Në jetë, gjërat nuk rrjedhin duke zgjedhur rrugën më të shkurtër.

Mund të groposen kujtimet, por kursi i historisë nuk ndryshohet dot.

Në zanafillë të harmonisë së vërtetë ka dhimbje, gjak e humbje.

Filozofia përmbledh dinamizmin e kohërave.

Të ëndërrosh. Të ëndërrosh vazhdimisht. Të hysh në botën e ëndrrave e të mos dalësh më. Të jetosh aty përgjithmonë.

Muzika nuk vjetërsohet aq sa ideologjitë.

Nëse liria do t’u jepej të gjithëve, shumica do ta jetonin si një problem.

E ardhme do të thotë të humbësh atë që është tani, e të shohësh tek lind diçka që akoma nuk është.

Dhimbja nuk mund të shmanget, por vuajtja është me zgjedhje.

Nuk mund të zgjedhim se si të lindim, por mund të zgjedhim se si të vdesim.

Sado që ta arrijë dikush të vërtetën, asgjë nuk mund ta zbusë dhimbjen e humbjes së një personi të dashur.

Nuk ka vërtetësi, sinqeritet, forcë apo dhembshuri që mund të na shërojë nga një dhimbje e tillë.

Marrëdhëniet mes burrave e grave nuk mund të shpjegohen përmes logjikës.

Nuk mjafton veç t’i pranojmë gabimet që të zgjidhet gjithçka. I pranove apo jo, gabimet mbesin gabime, nuk shpëton dot prej tyre.

Gjatë jetës, pak nga pak, zbulojmë kush jemi vërtet. E teksa zbulohemi, fillojmë e humbasim.
Sjellja e njerëzve kundrejt caqeve dhe kufijve është gjëja që përcakton lirinë e tyre.

Askush nuk dëshiron t’i paguajë taksat më shumë se të pasurit.

Secili prej nesh prek një kulm gjatë jetës së vet. Njëherë që mbërrin atje lart, mbetet vetëm zbritja. Është e pashmangshme.

Koha s’është një vijë e drejtë. Nuk ka kurrfarë forme. Është e paformë nga çdo pikëpamje.

Është e pamundur të njohësh fatin tënd pa e përshkuar deri në fund.

Njerëzve që u hiqet liria përfundojnë gjithmonë duke urryer dikë.

Kur talenti është i bollshëm, është si një damar uji: gjen dalje në vende të ndryshme.

T’i lejosh inteligjencës një jetë natyrore është esenca e lirisë.

Të zemërohesh përbën një humbje.

Sa më i kufizuar në intelekt të jetë njeriu, aq më i pushtetshëm bëhet. Sa më budalla të jetë, aq më mirë është.

Askush nuk mashtrohet më lehtë se ai që e di veten nga ana e së drejtës.

Nëse nuk ekzistojnë realitete të ndërmjetme, nuk mund të ekzistojnë as masat mesatare.

Porsi uji i lumit që lufton ndaj forcës së detit në grykë, ashtu edhe koha e re me të vjetrën përplasen, përzihen.

Sado talent të ketë një njeri, nuk është aspak i sigurt se do të ketë mjaft për të ngrënë, ndërsa ai që ka intuitë nuk do të ketë kurrë probleme për të paguar vaktin.

Hekurudhat janë jashtëzakonisht të heshtura, kur s’u kalon treni përsipër.

Premtimet, ndonëse të zbehta, mbesin të gdhendura në zemër përgjithmonë.

Lumturia është një përrallë, palumturia është një roman.

Në botë ka shumë rrethana në të cilat origjinaliteti nuk është i domosdoshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme