Murati dhe ambasadori i ri britanik flasin për stabilitetin fiskal

Prishtinë | 19 Mar 2024 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Ministri Murati priti në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves duke i uruar mirëseardhje dhe përgëzuar atë për misionin e ri diplomatik.

Gjatë takimit, Ministri Murati prezantoi disa nga prioritetet qeverisëse dhe masat e ndërmarra nga MFPT në realizimin e këtyre objektivave. Ndër të tjera, u përmendën masat për punësimin e të rinjve, të grave dhe grupeve të cenueshme të shoqërisë, si dhe politikat për luftimin e ekonomisë jo-formale dhe korrupsionit.

Nga ana e tij, ambasadori Hargreaves përgëzoi ministrin për punën e bërë deri më tani veçanërisht në arritjen e stabilitetit fiskal dhe menaxhimin e financave publike. Diskutimi vazhdoi me shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim ekonomik, përfshirë investimet në infrastrukturë dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Të dyja palët theksuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar duke potencuar vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Të ngjashme