Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave

Prishtinë | 22 Dhj 2024 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati,  tha se janë të përkushtuar që të shtyjnë përpara të drejtat e punëtoreve të sektorit privat.

“Kemi një numër të madh të punëtoreve që kanë kontrata pune, si dhe pagën minimale ku ka dyfishim të të ardhurave. Jemi të përkushtuar që të përkrahim punëtorët e sektorit privat si dhe të papunësuarit të profesionalizohen”, tha Murati.

Murati tha se do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin e lehonave dhe prindëror.

Të ngjashme