Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se edhe këtë muaj janë mbi 90 mijë familje të cënueshme që kanë pranuar subvencionin e faturave të energjisë elektrike.
“Edhe këtë muaj janë mbi 90 mijë familje të cënueshme që kanë pranuar subvencionin e faturave të energjisë elektrike 🧾. Sikurse çdo vit tashmë, programi mbulon periudhën 6-mujore të dimrit (tetor-mars). Subvencioni bëhet çdo muaj direkt në faturë dhe mund të shihet në llogarinë online që keni me furnizuesin. ⚡️💡🔌Ndërkaq, njëri nga 5 vendimet e para në mandatin pas 28 dhjetorit do të jetë rikthimi i masës për subvencionim të faturave të atyre që kursejnë energjinë elektrike, masë përmes së cilës në të kaluarën ishin mbështetur mbi 200 mijë familje”, ka shkruar Murati.