Gjatë vizitës që po e realizon në Zvicër, ministri i Diasporës, Valon Murati, po merr pjesë në shumë aktivitete të organizuara nga komuniteti shqiptar që jeton dhe vepron në këtë shtet.
Ministri Murati mori pjesë në manifestimin LAPSh-it për kantonin Vaud për nder të Pavarësisë së Kosovës dhe Ditës së Mësuesit. Në këtë manifestim, ministri Murati i përgëzoi nxënësit dhe mësuesit shqiptarë për entuziazmin dhe përkushtimin që kanë për gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Me rastin e këtyre festave, komuniteti shqiptar në Llozanë dhe Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare (ISAEL) nderuan figurën e ViktorRyfit, ish-kryetar i Parlamentit të Zvicrës, njëherësh mik i madh i popullit shqiptar dhe i Kosovës. Në këtë ngjarje, përveç ministrit të Diasporës, ishin të pranishëm edhe kryetari i Qeverisë kantonale, nënkryetari i bashkisë së Llozanës etj.
ViktorRyfit, post mortem, ia nda edhe medalja e meritave, që jepet nga Presidentit i Kosovës.
Po ashtu, ministri Murati mori pjesë në promovimin e veprës “Misioni rus”, e autorit Ibrahim Kadriu.