Murati: Lajm i shumëpritur heqja e Kosovës nga lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti

Prishtinë | 17 Kor 2025 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati pas lajmit se edhe FMN-ja e heq Kosovën nga lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti, tha se pas Bankës Botërore që ndërmorri këtë veprim gjatë javës së kaluar, dje kemi pranuar njoftimin edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për largimin e Kosovës nga lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti që FMN e përpilon.

“Ky është lajm i shumëpritur dhe përsëri vulos stabilitetin institucional dhe qëndrueshmërinë ekonomike të vendit, dhe njëkohësisht është mirënjohje për punën e deritanishme të institucioneve tona”, shkroi në Facebook, Murati.

Të ngjashme