Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar opozitën se po përpiqet ta fitojë betejën politike në opinion publik përmes propagandës dhe lajmeve të rreme, pasi, sipas tij, e ka humbur betejën juridike në Gjykatën Kushtetuese për votimin e fshehtë në Kuvend.
“Pasi që opozita e humbi betejën juridike kundër votimit të fshehtë në Gjykatë Kushtetuese, tash po mundohen që ta fitojnë betejën në publik përmes propagandës dhe lajmeve të rreme,” ka shkruar Murati në Facebook, duke i bashkëngjitur postimit edhe një pamje nga një raportim mediatik.
Ai ka theksuar se “votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën”, ndërsa “mos-pjesëmarrja në votim e shkel Kushtetutën”.