Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, të enjten ka raportuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, raporton Ekonomia Online.
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dereshaj, ka pyetur ministrin Murati se ku kanë mbetur 5 milionë e 67 mijë euro të tepruara nga buxheti për mjetet e subvencionimit.
“Qëllimi i sotëm që jemi mbledh këtu ka të bëjë procesin e subvencionimit të teksteve shkollorë prej klasës së parë deri në klasën e nëntë. Shumëcka u sqaru, ajo që ka mbetur për mua pa u sqaruar ku mbetën 6 milionë 670 mijë të cilat nuk figurojnë në procës. Nuk e kuptova se ku kanë shkuar këto pare. E dyta që është për tu brengos është që përkundër faktit që janë vendos dikund atje 11 milionë euro janë përdorur, ka plot se nuk kanë subvencionuar pra ë ka qytetarë të vendit të cilët nuk i kanë marrë paret e premtuara nga shteti.”, ka thënë Dreshaj.
Ministri Murati, ka thënë se për shkak të kufizimeve buxhetore kjo kategori ka qenë nën buxhetim.
Ministria e Financave në fund të muajit prill shpërndan qarkoren e parë të gjitha organizatat buxhetore pastaj nga ato kufi organizatat buxhetore kanë mundësi që të bëjnë prioritizimin e projekteve dhe të fusin programet brenda përbrenda kufijve që kanë pastaj është edhe qarkorja e dytë që për komunat shkon në fund të muajit korrik ose fillim të muajit gusht.
“Sa i përket buxhetimit për libra për shkak të kufizimeve buxhetore çdo herë praktika ka qenë në të kaluarën më sa kam mund ta vërejë që te kjo kategori jo çdo herë apo në të shumtën e rasteve ka qenë nën buxhetim sepse në njërën anë mund të ketë pas kufizime buxhetore dhe prioritizim për një serë çështjesh që janë të domosdoshme pra në fushën e arsimit dhe në anën tjetër ka qenë jodomosdoshmërisht e parashikueshme qoftë sasia qoftë çmimi për njësi i librave që ka mundur të rezultojë edhe me shpërputhje herë pas herë të buxhetit”, ka thënë Murati.
Murati sa i përket 5 milionëshit, që nga opozita pretendohen për keqpërdorim, ka thënë se ato mjete mund të jenë deklaruar si kursim për tre muajt e fundit të vitit, e pastaj si ministri në mbledhjen e qeverisë i destinojnë.
“Këtu mund të kenë ndodhur dy forma apo dy veprime e para mund të ketë pasur ridestinim ashtu siç po thuani siç po pretendoni por për këto duhet të ketë një vendim qoftë nga Ministria e Linjës për Trasnfere që ia lejon ligji apo mund të jenë deklaruar në tremujorin e fundit të vitit pra edhe në muajin dhjetor organizata buxhetore mund të i deklarojë si kursim të cilat pastaj ne si Ministri e Financave përmes një mbledhje në Qeveri i ridestinojmë. Na ka ndodh që të mbushim buxhetin për paga në organizatat tjera buxhetore kryesisht komunat shpesh herë ndodhin që të kenë minuse për shkak të kontratës kolektive apo nëse nuk ka ndodh asnjëra prej këtyre që thash mjetet që kanë qenë të buxhetuara në një kod me 31 dhjetor në ora 12:00 të mesnatës vetëm skadojnë pra bëhet gjithçka zero zero dhe kthehet në bilancin bankar për tu riproceduar në buxhetin e radhës.”, ka thënë Murati.
“Ministria e Financave, fillimisht në fund të muajit prill shpërndan qarkoren, pastaj është qarkorja e komunave që shkon në fund të muajit korrik. Për shkak të kufizimeve buxhetore praktika ka qenë nën buxhetim, ka qenë jo domosdoshmërish e parashikueshmja, qoftë sasia e librave me shpërpushje të buxhetit. Kësisoj ka pas praktika të vazhdueshme, ose është plotësuar ose është vonuar, pra nga një buxhet për të paguar borxhet. Sigurohemi qe nevojat e qeverisë të plotësohen sa është kapaciteti dhe nevojat fiskale”, ka thënë Murati.
Deputeti nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, ka pyetur së sa i përket subvencionimit a ka të bëjë me keq planifikim apo abuzime.
“Këtu kemi edhe shumën për materialet e tjera shkollore që nuk janë obligim i ministrisë. Kështu që në mënyrë që të mbështesim familjet në vazhdimësi ka pas tejkalim i shumës së buxhetuar sepse shuma nuk ka qenë fikse, nuk e parasheh si keq planifikim as abuzim sepse pjesa e shpenzimit është bërë për një pjesë të ndarë për të mbështetur familjet me material shkollor. Njëri rregull ka të bëjë me MAShT-in, që lejohet tejkalimi 25 për qind, ndërsa ndarja e dytë nuk është bërë, brenda buxhetit përmes MAShT-it, por përmes pakos ekonomike”, ka thënë ai.
Sa i përket shpërndarjes së të dhënave, se a a ka shkelje ligjore, Murati tha se nuk është personi kompetent për të folur për këtë.