Murati: Për të rritur suksesin e ATK-së dhe shtetit duhet të ketë besim në institucione

Prishtinë | 12 Kor 2022 | 11:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati përmes një konference për media ka folur në lidhje me rezultatet e punës së ATK-së për gjashtë mujorin e këtij viti, raporton Ekonomia Online.

Ai me këtë rast i ka përgëzuar stafin e ATK-së si dhe qytetarët për këtë arritje.

“I përgëzoj ATK dhe stafin për arritjet në gjashtë mujor, poashtu edhe tatim paguesit sepse janë ata që e  mbajnë shtetin dhe ATK-në në këmbë, secili që paguan me rregull është kontributor i këtij shteti”, tha ai.

Tutje, Murati u shpreh se për të rritur suksesin e ATK-së dhe shtetit duhet të ketë besim në institucione.

“Për planet si ministri dhe si qeveri jemi të interesuar të shohim forcim të institucioneve. Për të rritur suksesin është parakusht të ketë besim në institucione. Është i rëndësishëm formalizmi i ekonomisë. Kemi rritje të vazhdueshme të të hyrave”.

Ai kërkoi nga qytetarët ndihmë që çdo biznes që nuk lëshon kupon fiskal të lajmërohet në ATK.

“Çdo cent që mblidhet nga shteti kthehet te qytetari. Njësoj siç bëhet lajm për parkimin e veturës keq, bëhet lajm edhe kur nuk lëshohet kuponi fiskal nga biznesi”.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/ekonomi/murtezaj-355-milione-euro-te-hyra-tatimore-ne-atk-per-gjashte-muaj-sfide-mbesin-borxhet/

Të ngjashme