Murati: Po hyjmë në dimër pa e pasur shumë të qartë mungesën e energjisë elektrike

Prishtinë | 04 Nën 2022 | 12:22 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se Kosova është përballur me shumë sfidave për dy vjetëve të fundit, raporton Ekonomia Online.

Ai në konferencë të përbashkët me udhëheqësin e  Misionit të FMN-së, Gabriel Di Bella, me rastin e përfundimit të vizitës së zyrtarëve të misionit të FMN-së në Kosovë, shtoi se po hyjmë në dimër pa e pasur shumë të qartë mungesën e energjisë elektrike.

“FMN vazhdon ta mbështesë Kosovën në fushën e taksave dhe në politikën fiskale. Gjatë dy viteve të fundit kemi pasur disa sfidave, siç ishin pandemia, lufta në Ukrainë dhe tani kemi edhe një problem, që po hyjmë në një dimër pa pasur shumë të qartë mungesën e energjisë elektrike”, tha Murati.

“Jemi munduar që të kemi adresim në prioritetet si Qeveri, si në infrastrukturë, shëndetësi e arsim, duke bërë që të shtohet buxheti”, tha tutje Murati.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme