Murati: Propozimi i LDK-së për Qeveri të unitetit është si të kthehesh në kohë të UNMIK-ut

Prishtinë | 09 Qer 2025 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati rikonfirmoi qëndrimin e Vetëvendosjes, duke hedhur poshtë propozimin e LDK-së për qeveri të unitetit, raporton Ekonomia Online.

“Kemi dhënë përgjigjen tonë për këtë. Është si të kthehesh në kohë të UNMIK-ut. Nuk ka arsye, kur kemi një fitues të qartë të zgjedhjeve. Kandidat për kryeministër ka qenë Albin Kurti. Është njeriu më i votuar”, tha Murati.

Të ngjashme