Vedat Muriqi mund të përfundojë në futbollin rus.
Në fakt, mediat italiane raportojnë se Lazio është afër arritjes së marrëveshjes me CSKA Moskën.
Me këtë rast, sulmuesi kosovar do të transferohej në klubin rus në formë huazimi deri në fund të sezonit.
E më pas, CSKA-ja do ta ketë të obliguar blerjen e kartonit të përfaqësuesit kosovar për 9 milionë euro, shkruan “Gazeta Express”.
Tash mbetet të finalizohet edhe marrëveshja në mes të klubit rus dhe futbollistit prizrenas sa i përket rrogës së tij.
Mirëpo, futbollistin kosovar ndërkohë e pëlqejnë edhe klubet angleze dhe ato turke.
Në Angli, ish-futbollistin e Rizesporit dhe Fenerbahçes e duan Leeds Unitedi nga Premierliga dhe Hull City e West Bromwich Albioni nga Championshipi.