Sulmuesi kosovar luajti për herë të parë nga minuta e parë në fitoren e “Biancocelesti” ndaj Torinos. Prizrenasi e ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës në fundjavë
Vedat Muriqi e ka shijuar për herë të parë paraqitjen si titullar tek Lazio, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti kosovar luajti nga minuta e parë në fitoren 4:3 ndaj Torinos fundjavën që shkoi.
Edhe pse nuk arriti të shënonte, prizrenasi u mundua të ishte i pranishëm në aksionet e “Biancocelesti”.
Ai nuk ka arritur ende ta shënojë golin e parë në fanellën e Lazios duke i munguar edhe rastet.
Sidoqoftë, 26 vjeçari po e shijon momentin në ekipin nga Serie A.
Pas përfundimit të ndeshjes, ish-futbollisti i Fenerbahçes e bëri një postim, duke e lavdëruar skuadrën nga Roma.
“Çfarë ndeshje, çfarë skuadre. Djelmosha të mëdhenj. Përpara Shqiponja”, ka shkruar Muriqi në Instagram.
Muriqi luajti 57 minuta dhe ia lëshoi vendin Ciro Immobiles.
E në anën tjetër, tek Torino në këtë ndeshje si titullar u paraqit Mërgim Vojvoda, kurse Samir Ujkani nuk ishte ftuar për këtë takim.