Muriqi flet për kohën e luftës në Kosovë

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Në La Liga ka “rilindur”.

Me fanellën e Mallorcas ai po kalon në formë të jashtëzakonshme.

Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi ka zgjuar pësëri interes në elitën e futbollit spanjoll.

Faqja zyrtare e La Ligës është përkujdesur për ta realizuar një intervistë me të, ku ndër të tjera ka folur për të kaluarën e tij sa jetonte në Kosovë.

“Mbaj mend që prindërit më tregonin se para luftës, gjithçka ishte në rregull. Unë e mbaj mend atë që ndodhi në luftë dhe ishte e tmerrshme, një periudhë e errët”, tha ai.

“E përsëris shpeshherë që asnjë qenie njerëzore nuk duhet ta përjetojë diçka të tillë, u detyruam të largoheshim nga shtëpitë tona. Shkuam në Shqipëri dhe për dy muaj qëndruam në një dhomë me 50 persona të tjerë”, shtoi Muriqi i emocionuar.

Ai po ashtu tha “të gjithë ne që kemi përjetuar luftën, iu japim shumë vlerë gjërave të tjera në jetë”.

Muriqi ka shënuar tetë gola në këtë sezon të La Ligës, teksa ka asistuar një herë.

Ai ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027, teksa në “Transfermarkt” vlerësohet dhjetë milionë euro.

Të ngjashme