Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka pranuar një ofertë nga Mallorca e Spanjës dhe pritet të fluturojë në gadishullin iberik ditën e sotme për të kryer testet mjekësore.
Gazeta spanjolle “Diario de Mallorca” deklaron se Muriqi do të transferohet në skuadrën e re në formën e huazimit, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për 26 vjeçarin, të rikthehet në gjendjen që ishte tek Fenerbahçe, ku dhe cilësohej një nga sulmuesit më të mirë të Superligës së Turqisë.