Klubi turk synon ta rikthejë gjatë verës sulmuesin kosovar, i cili s’e ka gjetur veten tek Lazio. Interesim për 27 vjeçarin ka shfaqur edhe klubi tjetër nga Stambolli, Besiktas
E ardhmja e Vedat Muriqit pritet të jetë larg Italisë.
Në fakt, sulmuesi kosovar nuk e ka gjetur veten si duhet në Lazio dhe pas disa javësh mund të largohet prej aty.
27 vjeçari i ka zhvilluar 29 ndeshje në fanellën Bardhekaltër deri tash këtë sezon.
Në shumicën prej tyre, ai është futur në lojë nga bankina, shkruan Gazeta Express.
Ndërkohë, prizrenasi i ka realizuar 2 gola dhe e ka dhuruar edhe një asistim.
Pa dyshim, këto statistika janë të varfra dhe të pamjaftueshme.
Andaj, mediat turke raportojnë se ish-futbollisti i Rizesporit mund të rikthehet në Superligën turke gjatë verës.
Ish-klubi i tij, Fenerbahçe po planifikon ta huazojë për një vit futbollistin shtatlartë.
Muriqi kishte shkëlqyer në Stamboll dhe ai mund të rikthejë formën e dikurshme pikërisht tek Feneri.
Lazio i ka paguar 12 milionë euro deri tash për Muriqin, të cilin e ka blerë për 18 milionë.
Por, Vedati nuk është në planet e drejtuesve të klubit italian.
Krahas Fenerbahçes, interesim për Muriqin ka shfaqur edhe klubi tjetër turk, Besiktas.